Sulmi i militantëve talibanë merr jetën e dhjetë ushtarëve afganë

Në Afganistan, në provincën Helmand vriten dhjetë ushtarë afganë nga talibanët, raportuan autoritetet.

Një shpërthim i fuqishëm ka goditur bazën ushtarake duke vazhduar me shkëmbim me armë zjarri.

Qari Yusouf Ahmadi, zëdhënësi i talibanëve,  ka marrë përgjegjësinë për sulmin, duke shtuar se grupi ka konfiskuar armë dhe municion.

Thuhet se talibanët kanë prezencë të madhe në provincën Helmand. Ata kanë rritur sulmet në ditët e fundit ndaj bazave ushtarake afgane në disa provinca.

Javën e kaluar, gjashtë ushtarë afganë u vranë si pasojë e shpërthimit të një veture të mbushur me bomba. Talibanët kishin marrë përgjegjësinë për sulmin.

Militantët talibanë vazhdojnë të kryejnë sulme që kanë të bëjnë ushtrinë afgane dhe amerikane – edhe pse aktualisht janë në bisedime për paqe me të dërguarin e SHBA-së, për të ndërprerë konfliktin në Afganistan./apel.media