Sulmet ajrore turke në Irakun verior, goditën 13 objektiva të militantëve kurdë

Forcat e armatosura turke kryen sulme ajrore në Irakun verior dhe shkatërruan 13 objektiva ushtarake kurde, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se shumë militantë u “neutralizuan” në sulm. Në një p...
Sulmet ajrore turke në Irakun verior, goditën 13 objektiva të militantëve kurdë
Foto: Sulmet ajrore turke në Irakun verior, goditën 13 objektiva të militantëve kurdë

Forcat e armatosura turke kryen sulme ajrore në Irakun verior dhe shkatërruan 13 objektiva ushtarake kurde, tha ministria e mbrojtjes, duke shtuar se shumë militantë u “neutralizuan” në sulm.

Në një postim në Platformën X, ministria tha se objektivat e goditura ishin shpella, strehimore dhe magazina ku besohej se fshiheshin kurdët. Sulmet ajrore u zhvilluan në zonat e Hakurk, Ghara, Kandil dhe Medina në Irakun verior.

Ankaraja zakonisht përdor termin “neutralizimi” i luftëtarëve kurdë për të nënkuptuar se ata u vranë në operacionet e saj.