Suedia kthen vëmendjen nga Ballkani Perëndimor. Ministrja e re e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, sapo ka mbërritur në Shqipëri. Fakti që Ann Linde zgjodhi të vizitonte Shqipërinë dy muaj pas marrjes së detyrës, është shenjë e rëndësisë që Suedia i jep Ballkanit Perëndimor dhe procesit në vijim të reformës, në Shqipëri. Mbi të gjitha, sivjet, Shqipëria dhe Suedia festojnë 50 vite të marrëdhënieve diplomatike. Ambasada Suedeze në Tiranë, në një status të saj thotë se:
“Po e presim me padurim ditën kur do të kemi bashkëbisedime të frytshme me partnerët tanë lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm midis Shqipërisë dhe Suedisë! Suedia shpreh hapur mbështetjen e saj për integrimin e Ballaknit Perëndimor duke përkrahus jo vetëm Shqipërinë, por zgjerimin e unionit I cili përballet sot me dualizmat e ideve për zgjerim apo reformim./apel.media