“Stuhia vdekjeprurëse po vjen”, Nju Jorku në alarm

Autoritetet meteorologjike në Nju Jork kanë paralajmëruar se vendi është nën pushtetin e një stuhie dëbore, që sipas tyre do të jetë më vdekjeprurës që vendi ka parë gjatë viteve të fundit.

Reshjet e dendura të dëborës që goditën disa pjesë të shtetit Perëndimor të Nju Jorkut nisën sot, me stuhinë që kërcënon të shkaktojë probleme të mëdha në Nju Jork.

Temperaturat në vend do të shkojnë nën 0 gradë celcius, ndërsa ekspertët flasin për vështirësi në qarkullimin e mjeteve për shkak të mjegullave, dhe zona të izoluar nga dëbora dhe akulli.