Studimi: Zonat e bregdetit shqiptar që rrezikojnë të zhduken në vitin 2050

Një raport i “Climate Central”, i cili ka studiuar rreth 135 rajone të rruzullit tokësor, tregon se cilat janë zonat më të rrezikuara për t’u zhdukur, më 2050, si pasojë e rritjes së nivelit të detit.

Sipas raportit, mbarë mbarë globi është i rrezikuar nga zhdukja e rajoneve për shkak të rritjes së nivelit të detit dhe përmbytjet

Pothuajse e gjithë vija bregdetare shqiptare është e rrezikuar, megjithëse zonat më problematike paraqiten në detin Adriatik, duke filluar nga zona e Shkodrës e deri në afërsi të Vlorës, ku fillon deti Jon.

Laguna e Karavastasë paraqitet gjithashtu tepër e rrezikuar, ndjekur nga zona e Nartës në Vlorë./apel.media