Studimi: Vaksinat anti-Covid, të sigurta në shtatzëni

Gratë shtatzënë hezitojnë të marrin dozën anti-Covid pasi kanë frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijës, por dy studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se vaksinimi i kësaj popullate është i si...
Studimi: Vaksinat anti-Covid, të sigurta në shtatzëni
Foto: Studimi: Vaksinat anti-Covid, të sigurta në shtatzëni

Gratë shtatzënë hezitojnë të marrin dozën anti-Covid pasi kanë frikë për shëndetin e tyre dhe të fëmijës, por dy studimet e fundit kanë arritur në përfundimin se vaksinimi i kësaj popullate është i sigurt para dhe gjatë shtatzanisë. Kërkimet kanë zbuluar se vaksinat kundër Covid-19 nuk rrisin rrezikun e humbjes së fëmijës dhe nuk kanë asnjë ndikim negativ në shtatzëni.

Dy kërkime të reja shkencore konfirmojnë se vaksina kundër koronavirusit është është e sigurt para dhe gjatë shtatzënisë duke hedhur poshtë informacionet që qarkullojnë në rrjetet sociale në lidhje me abortin dhe infertilitetin.

Një studim i shkencëtarëve norvegjezë i botuar në Gazetën Mjekësore Amerikane ka dalë në përfundimin se nuk është gjetur asnjë lidhje midis vaksinave kundër Covid-19 dhe një rreziku në rritje të abortit gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.

Ekipi norvegjez analizoi të dhënat e rreth 18 500 grave shtatzëna, të cilat ishin vaksinuar me vaksinat e Pfizer/Biotech, Modernës dhe AstraZenecës.

Pjesë e studimit ishin dhe 4 500 gra, të cilat kishin kaluar një abort gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë.

Autorët arritën në përfundimin se studimi nuk gjeti prova të një rreziku në rritje për humbjen e hershme të shtatzënisë pas vaksinimit kundër Covid-19 duke konfirmuar gjetjet nga studimet e mëparshme që mbështesin vaksinimin gjatë shtatzënisë.

Sipas shkencëtarëve norvegjezë është shumë e rëndësishme që gratë shtatzëna të vaksinohen sepse ato kanë një rrezik më të lartë të shtrimit në spital dhe komplikimeve nëse infektohen si dhe rrezikojnë të lindin para kohe.

Ata konfirmojnë se vaksinimi gjatë shtatzënisë mund të mbrojë fëmijën nga virusi në muajt e parë pas lindjes.

Studimi i dytë ndërkombëtar, i botuar në revistën mjekësore The Lancet shqyrtoi 107 gra të cilat mbetën shtatzënë ndërsa morën pjesë në provat e vaksinës AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar, Brazil dhe Afrikën e Jugut.

Ata arritëm në konkluzionin se vaksina e kompanisë AstraZeneca nuk ka asnjë efekt negativ në shtatzëni dhe fertilitet.

Por, mungesa e të dhënave klinike mbi ndikimin e vaksinave të koronavirusit në shtatzëni ka çuar në hezitimin e shtatzënave për të marrë vaksinat, pavarësisht rrezikut të shtuar të Covid-19 në këtë popullatë.