Studimi: Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive ndaj varianteve të COVID-19

Sipas një studimi të ri vaksina Johnson & Johnson me një dozë kundër COVID-19, mund të jetë më pak e efektshme kundër varianteve të reja të koronavirusit.  Studiuesit në Fakultetin e Mjekësis...
Studimi: Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive ndaj varianteve të COVID-19
Foto: Studimi: Vaksina Johnson & Johnson më pak efektive ndaj varianteve të COVID-19

Sipas një studimi të ri vaksina Johnson & Johnson me një dozë kundër COVID-19, mund të jetë më pak e efektshme kundër varianteve të reja të koronavirusit. 

Studiuesit në Fakultetin e Mjekësisë Grossman të Universitetit të Nju Jorkut arritën në këtë përfundim pasi kryen testimin laboratorik të mostrave të gjakut nga vullnetarët. 

Nathaniel Landau, studiuesi kryesor, tha se vaksina Johnson & Johnson nuk siguron të njëjtën mbrojtje ndaj varianteve të COVID-19 si vaksinat me dy doza Pfizer ose Moderna, të cilat përdorin teknologjinë RNA. 

Studimi, i postuar në internet të martën, nuk është analizuar nga shkencëtarë, nuk është botuar në ndonjë revistë shkencore dhe nuk pasqyron efektet e vaksinës në realitet. Por përfundimet janë të ngjashme me studimet e tjera që tregojnë se vaksinat me një dozë si Johnson & Johnson dhe AstraZeneca nuk prodhojnë mjaftueshëm antitrupa për të luftuar variantet Delta dhe Lambda. 

Varianti Delta, i cili u zbulua për herë të parë në Indi, thuhet se përhapet më lehtësisht sesa variantet e tjera. Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve thanë se Delta tani përbën 83% të rasteve të reja në vend. 

Johnson & Johnson kohët e fundit publikoi një studim që tregon se një dozë e vetme e vaksinës së saj është efektive kundër variantit Delta për deri në tetë muaj. 

Por studiuesi Landau thotë se rezultatet e studimit të Universitetit të Nju Jorkut mbështesin teorinë që tregon se një dozë e dytë e vaksinës Johnson & Johnson është e nevojshme./VOA