Studimi: Një dozë e Pfizer, Moderna ose AstraZeneca siguron mbrojtje edhe ndaj variantit ‘Delta’

Një studim i fundit i realizuar në Kanada ka treguar se mjafton një dozë e vaksinës Pfizer, Moderna ose AstraZeneca që të sigurojë mbrojtje ndaj variantit “Delta” të COVID-19.

Por sipas shkencëtarvë, duhen të dy dozat e vaksinës që të krijohet mbrojtje më e madhe. Sipas të dhënave të studimit, Pfizer siguron 56% efikasitet kundër Deltas, Moderna 72% dhe AstraZeneca 67%.

Varianti “Beta” i Afrikës së Jugut është më i rrezikshëm, pasi vaksinat kanë më pak efikasitet që ta mposhtin këtë virus. AstraZeneca siguron 48% efikasitet ndaj variantit “Beta”, Pfizer është 60 % dhe Moderna 77% .