Studimi mbi nivelin e raportit gjinor/ Qytetet shqiptare me numrin më të madh të meshkujve

Studimi më i fundit për “Abortin selektiv me bazë gjinore në Shqipëri” ka nxjerrë disa të dhëna interesante përsa i përket raportit të femrave dhe meshkujve në vendin tonë. Sipas raportit, vendet si T...

Studimi më i fundit për “Abortin selektiv me bazë gjinore në Shqipëri” ka nxjerrë disa të dhëna interesante përsa i përket raportit të femrave dhe meshkujve në vendin tonë.

Sipas raportit, vendet si Tiranë, Durrës, Elbasan, Librazhd, Shkodër, Pukë Vlorë Sarandë kanë një nivel më të ulët të raportit femra-meshkuj. Që do të thotë se lindin më shumë vajza se djem.

Ndërsa në qytetet si Kukës, Mirditë, Kolonjë, Lezhë kanë një nivel të lartë të raportit gjinor, ku mbizotërojnë lindjet në gjininë mashkullore. Kjo për shkak të selektimit gjinor, pasi preferohen më shumë lindja e fëmijëve meshkuj.

Rreth i papërfillshëm (për nivel të lartë të raportit gjinor) konsiderohet Hasi, meqë numri i lindjeve në të është shumë i ulët. Burimi: Studim i shoqatës “Together for life”.