Një studim i ri ka nxjerrë shifra të frikshme të rritjes së sëmurëve me kancer në zorrë dhe pankreas.
I realizuar në përmasa të mëdha, studimi ka zbuluar se pacientët me kancer në pankreas kanë qenë më të prirur t’i mmbijetojnë sëmundjes në vitin 1990 se sa në vitin 2019. Kjo për arsye të rritjes së personave me mbipeshë dhe me diabet, që reflektohet edhe nga faktorët e rrezikur si indeksi i lartë i masës trupore (BMI-ja) dhe nivelet e larta të glukozës në gjak, të cilët janë dy shkaktarë kryesorë për kancerin në gjak.
Përveç rritjes së rasteve me 130%, ata kanë zbuluar se kanceri në pankreas është duke vrarë më shumë njerëz – ku shkalla e vdekshmërisë është rritur nga 196,000 në 448,000 përgjatë periudhës studimore 27-vjeçare. Rastet e kancerit në zorrë janë rritur me 9.5% në të njëjtën periudhë kohore, por numri i njerëzve që vdesin nga kjo sëmundje është zvogëluar me 13.5%. Ekspertët thonë se kjo mund të ketë të bëjë me detektimin e hershëm dhe kështu rrjedhimisht rriten shanset për t’i mbijetuar./apel.media