Studimi i frikshëm/ 5 qytetet në Shqipëri që kanë më shumë aborte se sa lindje

Aborti është bërë një çështje e ndjeshme për Shqipërinë pas vitit 1995 kur u lejua me ligj. Bazuar në të dhënat e Sistemit të Survejancës së Abortit (IShP) gjatë periudhës 2010-2015, vihet re se përqindja e abortit spontan është rritur ndjeshëm, kundrejt gjithë aborteve të raportuara, dhe përqindja e aborteve me kërkesë ka rënë. Numri i aborteve është vazhdimisht më i lartë tek femrat që banojnë në zonat urbane, por niveli i abortit është në rritje tek femrat që banojnë në zonat rurale.

Nga grafiku, vihet re se numri më i lartë i lindjeve dhe aborteve kryhet në qarkun e Tiranës (30.1% e lindjeve dhe 26.5% e aborteve). Më pas vijnë qarku i Fierit, Vlorës dhe Durrësit. Proporcioni i abortit (aborte për 1000 lindje të gjalla) në shkallë vendi ka pësuar ulje, duke shkuar në 189,8 për vitin 2016, krahasuar me 238,8 që ka qenë në vitin 2010, duke ndjekur trendin në rënie të lindjeve të gjalla.

Ajo çfarë vihet re është raporti në qytetin e Durrësit, Fierit, Vlorës, Dibrës dhe Beratit, ku mesa duket ka më shumë aborte se lindje.

Në vitet 1990 në vendin tonë kishte rreth 70 mijë lindje në vit, ndërsa në vitet e fundit ka pasur rreth 10 mijë lindje në vit. Duke pasur parasysh edhe numrin e madh të emigrimeve nga vendi jonë, popullsia po pakësohet ndjeshëm. Burimi: Studim i shoqatës “Together for life”