STUDIMI FRANCEZ/ Covid-19 nuk e ka origjinën në shpellën famëkeqe të lakuriqëve në Kinë

Një studimi ri nga Franca pretendon se Covid nuk e ka origjinën në shpellën famëkeqe të lakuriqëve në jug të Kinës, që është në qendër të teorisë së “daljes nga laboratori i virologjisë në Vuhan.

Shpella e Mojiang ishte përmendur deri tani si vendi i mundshëm i lindjes së virusit, pasi u mësua se gjashtë minatorë ishin prekur aty me një sëmundje të mistershme të ngjashme me gripin në vitin 2012.

Shkencëtarët e laboratorit tashmë famëkeq të Vuhan ishin dërguar asokohe në shpellë nga ku sollën mostrat e lakuriqëve.

Një prej viruseve të gjetura aty ishte shumë i afërt me atë që shkakton Covid-19, me rreth 97 përqind të përbëries gjenetike të njëjtë.

Mbështetësit e teorisë së laboratorit besojnë se ose minatorët ishin prekur nga një version më i hershëm i Covid ose se patogjeni që shkakton pandeminë lindi si rezultat i eksperimenteve me virusin në laboratorët e Vuhan.

Por tashmë studiuesit francezë thonë se asnjë nga teoritë nuk është e vërtetë, pas ristudimit të të dhënave mjekësore të minatorëve asokohe.

Ata thonë se simptomat e tyre ishin tepër të ndryshme nga Covid dhe hedhin dyshime mbi faktin se asnjë nga stafi i spitalit apo të afërmit e minatorëve nuk u infektuan.