Studimi: Çfarë ndodh me trupin pas dozës së tretë të vaksinës

Një dozë e tretë e vaksinës Pfizer siguron imunitet pothuajse total ndaj Covid-19. Ky fakt është zbuluar nga një studim, pas injektimit të dozave të treta të vaksinës “BioNTech/Pfizer”.

Në një grup prej 5,000 personash që kishin marrë vetëm dy doza, 109 persona u infektuan sërish nga pandemia. Por në një grup tjetër po prej 5,000 personash, që morën edhe dozën e tretë, numri i të infektuarve ishte vetëm 5.

Shkencëtarët thanë se injektimi i dozës së tretë rivendosi mbrojtjen në nivele “të shkëlqyera” pas atyre të arritura pas dozës së dytë. Studiuesit thanë se një dozë përforcuese është 95.6% efektive kundër Covid-19. Rezultatet janë një nxitje masive për përpjekjet e qeverisë për të inkurajuar miliona britanikë për të marrë dozën e tretë.