Studentët firmosin peticion për rrëzimin e Ligjit të Arsimit të Lartë

Studentët duket se nuk do ndalen në qëllimin e tyre për të shfuqizuar ligjin për Arsimin e Lartë, vetëm në bojkotin e mësimit.

Studentë po mbledhin firma dhe kur të bëhen 20 mijë firma peticion do ti çojnë në Kuvend për të kërkuar rrëzimin e ligjit të arsimit të lartë. Sipas studentëve ligji i Arsimit te lartë është ligji që pengon ata të marrin shërbime arsimore me çmime më të ulta.

Ata kërkojnë të respektohet pakti për universitetin nga qeveria.
Një pikë tjetër që studentët kërkojnë të respektohen janë dhe kushtet e konvikteve. Gjithashtu bibloteka digjitale dhe karta e studentit. Qeveria premtoi që do të merrnin një bonus prej 100 dollaresh studentët ekselente.