Studentë të Fakultetit të Gazetarisë, kanë zhvilluar ditën e sotme homazhe për vajzën 23-vjeçare, Sikela Përroi që humbi jetën dy ditë më parë në aksidentin te TEG-u.
Trëndafila të bardhë e qirinj të ndezur kanë rrethuar foton e 23-vjeçares të vendosur në hyrje të Universitetit.
Studentët kane shprehur ngushëllime për humbjen e 23-vjeçares, ndërsa i pranishëm ka qënë edhe Shefi i Departamentit të Gazetarisë, Mark Marku.
Sikela Përroi ishte studente në Departamentin e Gazetarisë dhe Komunikimit.