Strehohej në një qendër komunitare dhe gjatë natës shpërndante kokainë, policia arreston 32 vjeçarin shqiptar në Itali

Një 32-vjeçar shqiptar u arrestua nga policia e Parmës për trafik kokaine. I riu i cili ishte pa leje qëndrimi, ishte strehuar në një qendër komunitare në qytetin e Parmës.

Autoritetet vendase morën informacione se 32-vjeçari shpërndante drogë, kryesisht gjatë fundjavave gjatë orëve të natës.

Karabinierët iu vendosën në ndjekje derisa të premten e arrestuan. Nga kontrolli i ushtruar, në xhepin e xhaketës i gjetën 20 qese të vogla të mbështjella me një qese celofani të madhe.

Brenda tyre kishte 9.4 gramë kokainë gati për shitje. Gjithashtu atij iu gjet dhe 100 euro. Më pas, autoritetet ushtruan kontroll në dhomën ku qëndronte në qendrën komunitare të Parmës.

Aty, policia gjeti dhe disa qese të tjera që përmbanin 5 gramë kokainë si dhe një shumë prej 6800 eurosh.

Mes tyre ishte dhe një pako ilac metanol që përdorej për të prodhuar lëndën narkotike. Mbi 32-vjeçarin shqiptar rëndojnë dhe disa akuza të tjera për dhunë në familje dhe plagosje.