Strakosha rikthehet pas Covid-19, por trajneri Inzaghi e vendos në stol

Në konferencën e tij për shtyp në prag të ndeshjes kundër Zenit të Shën Petersburg, në Champions League, trajneri i Lazios, Simone Inzaghi foli gjithashtu për gjendjen fizike të Thomas Strakosha, i cili ishte përsëri në dispozicion pasi më në fund ka kaluar Covid-19.

Shqiptari qëndroi jashtë fushave për të paktën dy javë dhe janë shumë duke u nisur nga fakti se një futbollist nëse humbet kontaktin me topin dhe stërvitjetn me grupin e ka më të vështirë të rikthehet në top me reflekset.

“Këtë mëngjes, Strakosha bëri një ekstra stërvitje me Grigioni dhe Zappalà. Strakosha është portieri ynë titullar, por ai ka qenë i ndaluar për pesëmbëdhjetë ditë.

Kështu që nesër do të jetë Reina në portë, do ta shohim të dielën në kampionat nëse do të luajë Thomas.”