‘Sqiud Game’ bie nga froni, ja cili është seriali më i ndjekur në botë

Dramat koreane janë në qendër të vëmendjes për momentin. Squid Game dominoi në Netflix për muaj të tërë, dhe tani një sfidues i ri është shfaqur. Hellbound, është seriali i ri i Netflix që po bëhet sh...
‘Sqiud Game’ bie nga froni, ja cili është seriali më i ndjekur në botë
Foto: ‘Sqiud Game’ bie nga froni, ja cili është seriali më i ndjekur në botë

Dramat koreane janë në qendër të vëmendjes për momentin. Squid Game dominoi në Netflix për muaj të tërë, dhe tani një sfidues i ri është shfaqur. Hellbound, është seriali i ri i Netflix që po bëhet shumë shpejt një sensacion dhe madje ka rrëzuar nga froni Squid Game.

Hellbound sheh një version alternativ të Tokës të pushtuar nga përbindësh të përgatitur dhe që presin t’i tërheqin njerëzit në Ferr – gjë që çon në krijimin e një kulti fetar, Shoqërisë të së Vërtetës së Re. Seriali përqendrohet rreth veprimeve grafikisht të dhunshme të një ekipi demonësh, të cilët ndjekin mëkatarët që janë vizituar më parë nga një qenie qiellore e cila e ka informuar viktimën për datën dhe orën e vdekjes së tyre.

“Hellbound mund të jetë gjëja më e mirë që kemi parë në Netflix gjatë gjithë vitit”, është konsensusi i përgjithshëm, ndërsa ka mahnitur madje edhe krijuesit e Metal Gear Solid, Hideo Kojima.

Sipas analitikës së FlixPatrol, Hellbound u bë seriali televiziv më i ndjekur në botë e Netflix më 20 nëntor, duke kryesuar vlerësimet e transmetimit në më shumë se 80 vende brenda 24 orëve nga debutimi i shfaqjes.

Squid Game, e cila u shfaq premierë në 19 shtator, kaloi 46 ditë jo të njëpasnjëshme në vendin e parë. Rreth 142 milionë familje në 94 vende e ndoqën serialin. Ai ka gjeneruar rreth 900 milionë dollarë fitim për Netflix dhe është paralajmëruar një sezon i dytë.