SPORT/ Shqipëria ndryshe në Poloni

Shqipëria drejt Polonisë me një formacion të ekujlibruar që do të bazohet në minutat që kanë në këmbët e tyre lojtarët. Kështu, gjatë 4 dirtëve të para, trajneri Sylvinho ka eksperimentuar disa skema ...
SPORT/ Shqipëria ndryshe në Poloni
Foto: SPORT/ Shqipëria ndryshe në Poloni

Shqipëria drejt Polonisë me një formacion të ekujlibruar që do të bazohet në minutat që kanë në këmbët e tyre lojtarët. Kështu, gjatë 4 dirtëve të para, trajneri Sylvinho ka eksperimentuar disa skema por ajo që bie në sy është rikthimi i mbrojtjes me 4.

Kështu, në Varshavë të hënën në orën 20:45 do të rreshtohen Hysaj e Balliu nga krahët si dy emra që ofrojnë shumë siguri ndërsa në mbrojtje Kumbulla është emri më i sigurt dhe përkrah do të ketë një mes Mihaj apo Veselit edhe pse gjasat janë që shtatlarti i cili aktivizohet në Itali, të marrë minutat e plota.

Dilemat më të mëdha janë në repartin e mesfushës nëse Sylvinho do të luajë me dy lojtarë të tërhequr apo do t’i japë më shumë fantazi se muskuj suadrës. Ramadani do të jetë diga përpara mbrojtjes ndërsa Abrashi dhe për më tepër Laçi mund të veprojnë disi më të avancuar edhe pse në këtë repart mund të ketë vend edhe për Bajramin, ndërsa Asllani dhe Gjasula nisen nga stoli.

Edhe në sulm, përveç Uzunit që do të luajë në një nga krahët e repartit, dy zgjedhjet e tjera janë ende në dyshim por Cikalleshi si një pykë dhe Seferi që po kalon moment të mirë në Ukrainë, mund të plotësojnë 11-ëshen e trajnerit të ri në ndeshjen e tij debutuese.