SPORT/ Ndryshojnë oraret për ndeshjet e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Janë ndryshuar oraret për ndeshjet e ardhshme, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë. Superiorja do të rikthehet më 1 prill dhe do të jetë me orare të ndryshuara. Ndeshjet nuk do të luhen më në orën 1...
SPORT/ Ndryshojnë oraret për ndeshjet e Superiores dhe Kategorisë së Parë
Foto: SPORT/ Ndryshojnë oraret për ndeshjet e Superiores dhe Kategorisë së Parë

Janë ndryshuar oraret për ndeshjet e ardhshme, në Superiore dhe në Kategorinë e Parë.

Superiorja do të rikthehet më 1 prill dhe do të jetë me orare të ndryshuara. Ndeshjet nuk do të luhen më në orën 13:00 apo 16:00, siç ndodhte më parë, por në vazhdim do të luhen në oraret 15:00 dhe 18:00. E njëjta metodë do të përdoret edhe për Kategorinë e Parë.

Të shtunën e 1 prillit do të startojë java e 27-të me dy përballjet Kukësi-Egnatia dhe Teuta-Partizani që do të luhen në orën 15:00. Ndërkohë në orën 18:00 do të luhet sfida interesante mes Vllaznisë dhe Bylisit. Ditën e diel ndërkohë më 2 prill do të luhet në orën 15:00 Kastrioti-Laçi, ndërsa në 18:00 Tirana-Erzeni.