Spitalet private hapin dyert: Ofrojmë shërbim falas

Spitali Amerikan në këtë moment të vështirë  ka hapur  dyert për të pritur të gjithë personat e lënduar nga tërmeti i disa orëve me parë.

Stafi i urgjencës në të tre Spitalet Amerikane pret gjithë të prekurit nga tërmeti duke i ofruar këtyre të fundit  shërbimin mjeksor falas!

Nëse e keni të pamundur që të shkoni në spital,kontaktoni në numrin e telefonit 042357535 për emergjencën tuaj.

Spitali “Hygea” gjithashtu mirëpret për të kuruar falas, të gjithë personat që janë lënduar nga tërmeti./apel.media