Spiropali takon kryediplomatin e SHBA në Tiranë: Aleancë vlerash e qëllimesh të përbashkëta

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, është takuar me të ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Këtë e bën të ditur vetë Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale. “Prita sot p...
Spiropali takon kryediplomatin e SHBA në Tiranë: Aleancë vlerash e qëllimesh të përbashkëta
Foto: Spiropali takon kryediplomatin e SHBA në Tiranë: Aleancë vlerash e qëllimesh të përbashkëta

Ministrja e Shtetit Elisa Spiropali, është takuar me të ngarkuarin me Punë të SHBA-së në Tiranë, David Wisner. Këtë e bën të ditur vetë Spiropali me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Prita sot për një bisedë prezantuese dhe miqësore të Ngarkuarin me punë të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, z.David Wisner.

Rikonfirmim dhe ripohim i rëndësisë strategjike të marrëdhënieve mes Republikës së Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Aleancë vlerash dhe qëllimesh të përbashkëta, në interes të dy vendeve që i lidh historia dhe i bën bashkë edhe e ardhmja.

Vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunimin e pakursyer në përpjekjen historike të Shqipërisë për të ndërtuar shtetin e së drejtës, për demokratizimin e vendit dhe institucioneve, reformave komplekse të ndërmarra, reformën në drejtësi, mbi të gjitha edhe luftën kundër korrupsionit, si mjetet dhe instrumentet e pandryshuara të së nesërmes më të mirë, si rrugë të vetme të evropianizimit të Shqipërisë.

Bashkëpunimi i shkëlqyer mes dy vendeve në fushën e mbrojtjes, konvergim në strategjinë dhe tejkalimin e sfidave në sigurinë rajonale dhe angazhimet e Shqipërisë në NATO.

Homazh dhe kujtesë për 11 Shtatorin tragjik dhe 3000 viktimat e tij të pafajshme, mes të cilëve edhe tre shqiptarë, si një stacion historik që dëshmon nevojën e domosdoshme për ndërtimin e një mjedisi më të sigurt për të gjithë.

Vlerësim për kontributin e Shqipërisë në rolin e saj si e zgjedhur për herë të dytë si anëtar i përkohshëm në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, si bashkëpenëmbajtëse me SHBA për çështjen e pushtimit brutal të Ukrainës.

Mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme të partnerëve tanë amerikanë për zhvillimin e kapaciteteve në një sërë sektorësh me rëndësi strategjike”, shkruan Spiropali.