Spartak Ngjela i del në mbrojtje Sali Berishës: Jo s’ka shpifje atje!

Spartak Ngjela i del në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha dhe thotë se deklarata për të cilën e dënoi sot Gjykata e Tiranës nuk përbën shpifje.

Gjykata mori sot vendimin për dënimin e Berishës për shpifje duke e detyruar t’i paguajë Ramës 500 mijë lekë si dhe të publikojë një përgënjeshtrim në faqen e tij, lidhur me një koment të publikuar në 15 tetor të vitit të kaluar, ku bënte fajtore qeverinë për mos-hapjen e negociatave.

I ftuar në “Mbrëmje në Abc” avokat Ngjela u shpreh se statusi i Berishës nuk mund të konsiderohet shpifje.

“Jo s’ka shpifje atje. Shpifja  do qëllim të posacëm kundër personalitetit tënd. Shpfja kërkon qëllim të posaçëm kundër individit. Ky ishte lajm politik dhe nuk kishte lidhje me individin.

Këtë se dime, mund të kete qënë gjyqtar i paaftë. Shpifje nuk ka njëherë. Lajmi ishte për shpifje. Kjo është shumë e vështirë të prodhohet dhe kërkon qëllim të posaçëm kundër individit dhe jo kundër partisë”, tha Ngjela./apel.media