Spanja në protestë kundër masave kufizuese të qeverisë për përhapjen covid-19

Madridi dhe Barcelona kanë javë që janë izoluar dhe pasojat në ekonomi janë të medha, teksa qindra  mijra qytetarë kanë humbur vendet e punës tashmë. Edhe pse Kryeministri Sances njoftoi hapjen e turizmit ditën e hënë protestuesit sot nuk kanë ngurruar të protestojnë në rrugët e Madridit me makina dhe motocikleta duke shkaktuar bllokim te rrugeve.

Protestuesit kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit dhe zv.kryeministrit. Nga dita e hënë do të lehtësohen masat sipas qeverisë ndersa rihapet edhe sezoni turistik.

Kampionati i futbollit spanjoll ‘La Liga’ mund të rikthehet në 8 Qershor.

Spanja shënoi mbi 28 mijë të vdekur nga covid 19 dhe mbi 200 mijë të infektuar.