Spanja arreston 6 shqiptarë norkotrafikantë

6 shqiptarë kanë rënë në pranga nga policia spanjolle, për kultivim të bimëve narkotike.

Personat vepronin nën masa të rrepta sigurie, si pjesë e një organizate kriminale e drejtuar nga shqiptarë, në zonën portuale të Alikantes, ku edhe administronin një magazinë rreth 3 mijë katrorë.

Operacioni i titulluar “Saksia” çoi të mërkurën në arrestimin e gjashtë shtetasve shqiptarë të moshës 25 deri 45 vjeç dhe një shtetasi spanjoll 45-vjeçar.

Dhomat e magazinës ishin të pajisura me aparaturat e duhura elektrike dhe ajruese për kultivim të brendshëm të bimëve narkotike.

Në objekt, policia sekuestroi një sasi prej 74 kilogramë marijuanë, një çantë me boçe kanabisi, kondicionerë dhe gjenerator elektrik, 1,300 euro në kartëmonedha dhe makineri për paketimin në vakuum të lëndës narkotike.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar dhe e energjisë elektrike të vjedhur arrinte në gjysmë milion euro