SPAK shpërbën grupin kriminal: 10 të pandehur dhe 32 në hetim, falsifikuan dokumente dhe trafikuan njerëz në shtete të ndryshme

Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK), ka nisur procedurat për shpërbërjen e një grupi kriminal.

Deri më tani 10 të pandehur janë dërguar për gjykim dhe 32 janë nën hetim.

Të pandehurit janë Ilir Myrtaj, Alfred Myrtaj, Marjo Myrtaj, Albert Xhelili, Gentjan Stojku, Florjan Hysenaj, Keldi Beshi, Arben Kadiu, Shkelqim Mema dhe Ismail Alushani

Mbi ta rëndojnë një sërë akuzash, si: “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Këta persona kanë kryer falsifikime të dokumenteve zurtare: letërnjoftime, pasaporta, viza, duke i vënë në shërbim të personave të ndryshëm kundrejt përfitimit monetar dhe material, si dhe nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, kanë trafikuar shtetas të ndryshëm për në shtete të tjera, kryesisht në SHBA, Kanada dhe Mbretërinë e Bashkuar./apel.media