SPAK shpall zyrtarisht në kërkim ndërkombëtar Adriatik Llallën

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar procedurat ligjore dhe ka shpallur në kërkim ndërkombëtare emrin e Adriatik Llallës.

Sipas Klan News, dokumentacioni i është dorëzuar zyrës së Interpol Tiranës për të nxjerr emrin në sistem. Emri i Llallës do të jetë në sistemin e personave të kërkuar në të gjitha agjencitë e huaja ligjzbatuese.

Një ditë më parë Policia e Shtetit në një shkresë drejtuar SPAK, bënte me dije se kanë kërkuar Lallën në çdo vend në Shqipëri dhe nuk e kanë gjetur. Në këtë mënyrë është hapur dhe rruga për shpalljen e tij në kërkim ndërkombëtar.