SPAK merr ne dorë  kallëzimin e presidentit Meta kundër Dvoranit

SPAK, Prokuroria Speciale Antikorrupsion, ka marrë në dorë hetimin penal të Ardian Dvoranit.

Burime nga SPAK kanë bërë të ditur se është regjistruar kallëzimin i Presidentit Ilir Meta ndaj kreut të KED, Ardian Dvoranit.

Javën e ardhshme do të merren sërish në pyetje anëtaret e KED, Ardian Dvorani dhe presidenti Ilir Meta.

Kujtojmë se presidenti Meta e ka kallëzuar Dvoranin për shpërdorim detyre, në lidhje me emërimet e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese./apel.media