‘SPACE X’ kthehet në Tokë, realizohet misioni i parë me ekuipazh në stacionin hapësinor

Kapsula “Space X Dragon”, me katër astronautë në bord u kthye të dielën në Tokë, duke rënë në oqean, në brigjet e Floridës, e kështu duke kompletuar me sukses misionin e parë me ekuipazh të kompanisë në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

Astronautët ranë të sigurt me kapsulën në Gjirin e Meksikës, pranë qytetit të Panamasë, në orën 7 e 56 minuta dhe u tërhoqën nga një anije e posaçme nga deti.

“Ekipi i “Space X” dhe “NASA” u kthyen të sigurt në Shtetet e Bashkuara dhe mendoj se kjo është një arritje e madhe, shansi i një jete të tërë për shumë për ne. Duhet të jemi krenarë,” – u shpreh Hans Koenigsman, menaxher i projektit.

Kapsula u ul në objektivin e saj, duke shënuar rënien e parë në det në orët e natës, që prej 53 vjetësh. Hera e parë u bë në kuadër të misionit “Apollo 8” i NASA-s, më 27 dhjetor 1968.

Kapsula u largua nga stacioni hapësinor në orët e fundit të së shtunës, pasi moti i keq në vendin e uljes, në planetin tonë, shtyu dy herë kthimin e ekuipazhit.

Grupi i astronautëve realizoi fluturimin e dytë të “Space X” në stacionin hapësinor dhe të parin me një fluturim të tillë, që zgjati 6 muaj. Misioni u nis për në orbitë më 15 nëntor.