Sot Salianji rrezikon 5 vite burg/ Basha ngre në këmbë “ushtrinë e vdekur”

Kryetari i PD, Lulzim Basha, Ervin Salianji, gjate nje konference shtypi, ku bene pulik identitetin e deshmitarit X qe quhet Albert Veliu, i cili ne audiopergjimin e publikuar nga PD bashkebisedon me Agron Xhafen per pazare droge./r/n/r/nDP leader Lulzim Basha, Ervin Salianji, during a press conference, publishing the identity of the X witness called Albert Veliu. Veliu made a audio registration with Agron Xhafaj the brother of Interior Minister, Fatmir Xhafaj talking for drug trafficking in the city of Vlora

Sot pritet që Gjykata Penale e Shkalles së Parë të japë vendimin për çështjen e shumëpërfolur “Xhafaj-Babale”, ku rrezikon burgun ish-Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianjin dhe tre të akuzuarit e tjerë.

Mbi ish-deputetin Salianji si dhe shtetasit Albert Veliu, Fredi Alizoti dhe Jetmir Olldashin, rëndon akuza për “Kallëzim të rremë”, ndërsa për Veliun edhe akuza për “kalim të paligjshme të kufirit”.

Por teksa Salianji rrezikon burgun, lidershipi i Partisë Demokratike, ka shpërndarë një sms ish-grupit parlamentar, e cila më shumë se mbështetje për kolegun siç e quan ai, është një shantazh ndaj punës së Gjyqësorit për të dhënën një vendim të drejtë në këtë rast. Kjo sms, kompromenton qëndrimet për reformë në Drejtësi të vetë opozitës, e cila ka humbur shumë në opinionin publik vitet e fundit, mesa duket si rezultat i punës jo profesionale politike të vetë kryetarit të saj Basha.

Pak gjasa ka që personazhi në kabinën e të akuzuarit Salianji, të ketë dashamirësi kolegësh, por përqëndrimi i ish deputetëve është një shantazh i hapur në këtë rast dhe aspak mbështetje. Nëse rëndon një akuzë mbi një Deputet apo ish-Deputet, nga kush do të shpëtosh, aq më pak kur duhet të jesh shembull i qytetarit nëse përfaqëson interesin e tij. Nga kush dëshiron t’a mbrojë Luli ish Deputetin e proçeduar nga drejtësia, me akuzën e shpifjes e që rrezikon 5 vjet burg?

Mesazhi i PD:

Miremengjes! Ne vazhdim te informacionit qe keni marre, ju njoftoj qe neser ne ora 12.00, i gjithe grupi parlamentar pa asnje mungese duhet te jete ne seline e PD. Me pas, ne menyre te organizuar do shkojme tek gjykata penale e shkalles se pare (tek stacioni i trenit), per te ndjekur nga afer procesin e montuar gjyqesor ndaj kolegut Ervin Salianji qe fillon ne ora 13.00. Ju perseris edhe nje here nevojen e pjesmarrjes te cdonjerit prej jush. Ju faleminderit!/apel.media