Gjatë ditës së sotme pritet që të jepet vendimi për anëtarin e Gjykatës Kushtetuese Besnik Muçi.
Kolegji i Posaçëm i Apelimit kishte lajmëruar më herët se sot do të mbante seancën e fundit, për të dhënë vendimin për Muçin.
Kujtojmë se KPK kishte kërkuar shkarkimin e anëtarit të Kushtetueses, ndërkohë që Besnik Muçi kërkoi që të rikonfirmohej në detyrë. Sipas tij, ai e ka kaluar vettingun si nga KPK ashtu edhe nga KED, pasi gjithçka është e justifikuar.
Por, në seancën e fundit ai nuk mundi të justifikonte vlerën e një apartamenti 57m2 në vitin 2006, gjë e cila iu vu në dukje pas apelimit të Komisionit Publik.
Besnik Muçi u dekretua nga Presidenti Meta, pavarësisht se nuk e kishte kaluar akoma vettingun./apel.media