Sot pritet të emërohen tetë prokurorët e parë të SPAK/ Shpallet gara edhe për drejtuesin

Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të mblidhet ditën e sotme në orën 12:00, ku sipas informacioneve pritet që të votohen tetë prokurorët e parë që do të çelin për herë të parë, Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion, njohur ndryshe si SPAK.

Prokurorët që pritet të miratohen sot janë: Altin Dumani, Arben Kraja, Behar Dibra, Edvin Kondilli, Elida Celami(Kaçkini), Ened Nakuçi, Enkeleda Millonai dhe Klodian Braho.

Sipas dokumentit zyrtar të publikuar, në mbledhjen e sotme do të shpallet edhe gara për pozicionin e drejtuesit të SPAK.

Të ftuar në mbledhjen e KLP-së, e cila është thirrur nga kryetari Gent Ibrahimi, do të jenë përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, EURALIUS (EU Funded Project), OPDAT (Funded from the United States Department of Justice/ Assistance and Training and Technical Assistance Program), si dhe vёzhgues tё tjerё tё akredituar./ apel.media