“Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje”, Ardi Veliu dorëzon detyrën: Të verbuarit dhe të shurdhuarit hedhin baltë mbi punën tonë

Ardi Veliu ka dorëzuar sot detyrën e drejtorit të Policisë së Shtetit përmes një ceremonie të mbajtur në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

“Ndihem i privilegjuar që për 4 vite kam mbajtur detyrën e drejtorit të policisë, detyrë e rëndësishme dhe jam pëprjekur të bëj më të mirën e mundshme. Në 35 vitet e mia nën uniformë duke filluar nga 14 vjeç jam brumosur dhe edukuar që t’i shërbej vendit tim dhe qytetarëve të vendit tim, çdo ditë të karrierës time, çdo ditë të detyrës time jam mbështetur në 3 shtyllat kryesore; ndershmëra, përkushtimi dhe humanizmi. Sot Policia e Shtetit është më mirë se dje. Falë kësaj pune të cilën juve së bashku përballuam sfidat e tërmetit të vitit 2019, ku në momentet e para deri sa u përfundua dita e fundit ishit të parët që dhatë ndihmën e parë dhe kryem këtë mision më së miri. Prandaj kam një mirënjohje për të gjithë ju. Dua të falenderoj Kryeministrin i cili nga dita e para deri në ditën e fundit më ka mbështetur të bëj këtë detyrë sa më mirë. Dua të falenderoj 3 ministrat, dhe falenderimin kryesor është për juve të nderuar kolegë. Të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuarit nga 1 ton kanabis të bllokuar nga policia kërkojnë të hedhin baltë mbi punën tonë, por policia nuk fillon as me mua dhe nuk mbaron as me ju. Ju falenderoj pa masë për ndihmën që më keni dhënë.” tha Veliu.