Sot nis Sunny Hill Festival 

Festivali Sunny Hill Festival nis sot.

Festivali i cili mbahet në Parkun e Gërmisë dhe pret mijëra adhurues të muzikës, është gati për t’i hapur dyert në orën 12:00.

Nga sot, deri më 7 gusht, do të performojnë artistë të famshëm në botë dhe yje vendor.

Nga Dua Lipa, J Balvin, Skepta e Diplo, deri tek Elvana Gjata, Dhurata Dora, Ledri Vula, Azet e Zuna dhe më shumë, do të kujdesën që këto netë verore t’i bëjnë të paharruara, transmeton Klankosova.tv.

Mos harroni, në hyrje ju do të kontrolloheni nga sigurimi dhe duhet të keni me vete biletën dhe ID/pasaportën.