Sot fillon shpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh e pensionistëve. Grafiku i plotë

Fillon ditën e sotme datë 21 dhjetor shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit  për pensionistët. Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore ...
Sot fillon shpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh e pensionistëve. Grafiku i plotë
Foto: Sot fillon shpërndarja e shpërblimit prej 5 mijë lekësh e pensionistëve. Grafiku i plotë

Fillon ditën e sotme datë 21 dhjetor shpërndarja e shpërblimeve të fundvitit  për pensionistët.

Shpërndarja e këtij shpërblimi prej 5 mijë lekësh do të bëhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore në bashkëpunim me Postën Shqiptare dhe bankat duke filluar nga  21 dhjetori deri më datë 31 dhjetor.

Ka qenë vetë kreu i ISSH-së, Astrit Hado përmes një postimi në Facebook, i cili ka dhënë detaje mbi procedura dhe se si do të bëhet shpërndarja e parave sipas kategorive. Hodo bëri thirrje që ato që nuk kanë nevojë për bonusin tani, ta tërheqin atë në një periudhë të mëvonshme për të shmangur grumbullimet në  kohë COVID-i.

Janë rreth 677 mijë qytetarë që përfitojnë nga fondi i alokuar për shpërblimi në fundvit, prej 34 milionë dollarësh.

Grafiku i plotë

GRAFIKU I SHPËRNDARJES SË SHPËRBLIMIT TË PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2020

• në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;

• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;

• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;

• në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;

• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;

• në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;

• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.