Sot dy vite nga tërmeti i 26 nëntorit, Rama: Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur, sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar

Para dy viteve ndodhi tërmeti i 26 nëntorit që tronditi Shqipërinë dhe shkaktoi 51 viktima.

Ktë ditë e ka kujtuar dhe kryeministri Edi Rama i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shkruan se kujton me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur.

“MIRËMËNGJES 🇦🇱 Tragjeditë sprovojnë njerëzit, popujt, shtetet dhe dy vjet nga fatkeqësia marramendëse e tërmetit, duke kujtuar humbjet, plagët, dhimbjet e duke parë çka mundëm të bëjmë deri këtu, mund të themi pa ndroje se sot jemi ngritur më të fortë e po ashtu mund të marrim frymë të lehtësuar, për faktin se mijëra familje të goditura prej asaj fatkeqësie sot janë më mirë se sa përpara goditjes prej saj😍

Kujtoj me dhimbje familjet që humbën njerëz të dashur dhe mbetem mirënjohës pa fund për të gjithë ata që dhanë ndihmën e parë, që u solidarizuan nga të katër anët e vendit dhe të botës me të goditurit nga fatkeqësia, që punuan e punojnë pa pushim për të kthyer deri familjen e fundit në shtëpi më të mirë, më të fortë, më të bukur🙏“ shkruan Rama.