Sot bota islame kremton Natën e Mirë të Mevludit

Sot bota islame kremton Natën e Mirë të Mevludit, që është ditëlindja e Profetit të fundit Muhamed.

Nata e Mirë e Mevludit, e cila kremtohet në ditën e 12-të të muajit Rebiulevvel sipas kalendarit hixhri në ditëlindjen e Profetit Muhamed, është festuar në shoqëritë islame me shekuj si pasqyrim i dashurisë së profetit në jetën kulturore.

Mevlud, që do të thotë “vend dhe kohë e lindjes”, përdoret në kulturën islame veçanërisht për të shprehur lindjen e Profetit Muhamed, si dhe për ceremonitë e kryera dhe veprat e shkruara në këtë kontekst.

Myslimanët festojnë dërgimin e Profetit Muhamed në botë si mëshirë me aktivitete të ndryshme.