“Soros-Rama-Basha ikni”/ Lisandër Hoxha tregon planin: Edhe pak ditë kanë ngelur

Ish-nënkryetari i FRPD, Lisandër Hoxha i ka drejtuar mesazhe të fort sot Partisë Demokratike dhe kreut të saj, Lulzim Basha.

Në një postim në rrjetet sociale, Lisandër Hoxha shkruan se Opozita, në vend që të protestonte kundër rritjes së çmimeve “po fshihet pas juristit të Soros”.

Postimi i plotë:

Opozite pa mendere, qe fshihet pas juristit te Soros.

Te dashur miq, Partia Demokratike duhej t’i printe protestes popullore kunder rritjes se çmimeve nga Qeveria dhe jo te fshihej pas shoqatave dhe organizatave, gjoja te pavarura dhe qytetare.

Thirrjeve per protesta iu bashkuan disa perfaqesues te PD, te cilet pasi njoftuan te gjitha strukturat me sms ne grupet e komunikimit Ëhatsapp, u distancuan nga protesta me deklarate publike.

Po perse i vjen turp Lulzim Bashes te dale hapur si organizator?

A po joshet ushtari i Soros me propozimin sikur do te jete ai kandidati i PD per bashkine e Sarandes?

Luli Basha ka turp nga vetja dhe e di mire se nese ai do perpiqej te organizonte diçka te tille do te ishte i deshtuar. Atij i duhet nje kauze per t’u kacavjerre sa per te patur nje alibi me te madhe se Foltorja e Berishes dhe kete mendon ta realizoje me ndihmen e Rames dhe Soros.

Basha eshte patetik deri ne fund me çdo gje qe ben.

Betejes dhe protestave kunder qeverise do i prije Partia Demokratike bashke me çdo shqiptar te ndershem, pa asnje kompleks. Opozita e re e PD, pas shkarkimit te Luli Bashes, do te kete moral dhe nuk do te kete aspak ndroje te jete ne krye dhe jo ne bisht te aksioneve qytetare.

Jane opozitat qe rrezojne qeveri dhe jo shoqatat.

Miq, mos bini pre e stabilokracise Rama-Basha-Soros!

Propaganda e tyre e felliqur kerkon vetem energjite tuaja per interesat e tyre dhe asnjehere per ju.

Edhe pak dite opozita nuk do te jete me peng dhe do te ftoheni per qendrese kombetare, e cila nuk mbaron pa u larguar qeveria.

Soros-Rama-Basha ikni!