Soni Malaj feston ditëlindjen, një festë suprizë nga miqtë e saj

Për këngëtaren, Soni Malaj, dje ishtë një ditë e veçantë, pasi ajo festoi ditëlindjen e 39-të.

Përveç urimeve të shumta, këngëtaren e priti edhe një befasi nga miqtë e saj.

Në një postim në llogarinë e saj në Instagram, Soni tha se nuk e kishte planifikuar që të festonte në kohë pandemie, por shoqëria e saj e surprizuan.

Postimi:

“Jemi në kohë pandemie dhe nuk e kisha menduar që mund të festoja ditëlindjen, por falënderoj miqtë e mi që më organizuan diçka të vogël, por me shumë dashuri”, ka shkruar Soni në mbishkrimin e imazheve që ka hedhur në Instagram.