Solidariteti për tërmetin: Shqiptarët e Selanikut nisin ndihma për të prekurit nga tërmeti në Durrës

Tërmeti famëkeq i 26 nëntorit mori jetën e 51 shqiptarëve dhe mijëra të tjerë mbetën në mes rrugëve sepse shtëpitë e tyre u shembën, u shkatërruan nga lëkundjet e forta të tërmetit.

Prej datës 26 nëntor shqiptarët por jo vetëm kanë treguar solidaritet të rrallë duke i ndihmuar të prekurit.

Së fundmi mësohet se shqiptarët që jetojnë në qytetin e Selanikut në Greqi, kanë nisur ndihma për të prekurit nga tërmeti.

Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka sjellë krevatë, dyshekë, batanije, veshmbathje dhe ushqime në qytetin e Durrësit.

Luan Zyka, kreu i shoqatës Komuniteti Shqiptar i Selanikut ka thënë:

Ndihma janë dhënë dhe nga qytetarët, tifozët grekë të “Aris” e “Paokut”, bashki dhe institucione greke, kisha ortodokse dhe katolike. Reagim solidar i të gjithë shoqërisë së Selanikut. Kjo tregon se kur popujt kanë dëshirë të mirë e duan të bashkëjetojnë e ardhmja e tyre është pozitive dhe harmonike.’’/apel.media