Skijim, Shiffrin barazoi rekordin e Stenmark-ut për nga fitoret në Kupën e Botës

Skiatorja e njohur amerikane Mikaela Shiffrin fitoi garën e sotme të Kupës së Botës në Are të Suedisë, në garën e parafundit në sllallom të madh të sezonit dhe kështu arriti fitoren e 86-të në Kupën e Botës, duke barazuar rekordin e të famshmit Ingemar Stenmark.

Me këtë fitore, edhe para përfundimit të Kupës së Botës në Andorra, Shiffrin fitoi më shumë se 100 pikë përpara konkurrentëve dhe në këtë mënyrë siguroi globin e dhjetë të vogël të kristaltë, ndërsa ka pesë globe të mëdha si fituese e përgjithshme e Kupës së Botës.

Sot amerikania ishte 64 të qindtat më e shpejtë se Federica Brignone e cila mbërriti e dyta, ndërsa në podium u ngjit edhe Sara Hector.

Konkurrentja më e madhe e Shiffrin në sllallomin e madh, Lara Gut-Behrami nuk e përfundoi lëshimin e parë.

Shiffrin ka mundësinë të rishkruajë historinë nesër. Gjegjësisht, në të njëjtin vend ku po zhvillohet sllallomi, ku amerikania mund të shënojë fitoren e 87-të dhe ta kalojë Stenmark-un e famshëm për nga numri i fitoreve në Kupën e Botës.