“S’kemi rritje të kurbës epidemiologjike”/ Manastirliu për situatën nga Covid-19: Kemi marrë masa për të përballuar çdo situatë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në një intervistë të drejtpërdrejtë për mediat, e pyetur nëse Shqipëria rrezikohet nga një valë e dytë e Covid-19, u shpreh se kurba epidemiologjike, për fat të mirë nuk ka rritje eksponenciale.

Manastirliu u shprehi se qeveria ka marrë masa për të gjurmuar dhe testuar rastet e infeksioneve, duke vlerësuar se mjekët dhe infermierët po trajtohen me kushte sa më optimale.

“Nëse sheh kurbën epidemiologjike, është e qartë se kemi një ecuri të epidemisë, e cila për fat të mirë nuk ka një rritje eksponenciale, ka një plato që vijon të jetë e tillë, pra kemi një epidemi në zhvillim.  Qeveria do të gjurmojë dhe testojë rastet për të këputur zinxhirin e infeksionet. Prandaj kemi marrë masa për të bërë testime më të shpejta dhe izolime po ashtu të shpejta. Kemi marrë masa për të përmirësuar trajtimin ambulator dhe gjithashtu qytetarët të marrin në cilësinë më të lartë pajisjet shëndetësore të nevojshme. Do të mbrojmë mjekët dhe infermierët, duke iu garantuar kushtet. Do të dyfishojmë edhe shtratet”, deklaroi Manastirliu.

Ogerta Manastirliu theksoi se qeveria do të sigurojë vaksinim falas për kategoritë më të rriskuara.

Ne kemi një strategji për vjeshtën dhe dimrin. Ne do të shqyrtojmë rastet e personave të dyshuar të infektuar. Ne do të sigurojmë vaksinimin falas për këta kategori, që përfshin personelin mjekësor, kategoritë e riskut që janë të sëmurët kronikë, fëmijët 2 deri në 5 vjeç dhe jemi në pritje të vaksinës së gripit. Ne e kemi vendosur si prioritet vaksinimin e grupeve të riskut.” – tha Manastirliu.