Skandali me mësuesin në Berat, Kushi firmos urdhrin: Të dënuarit ndalohen të japin mësim

Duke u nisur nga skandali në Berat ku një mësues ishte rikthyer në detyrë edhe pse disa vite më parë ka qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka firmosur ...
Skandali me mësuesin në Berat, Kushi firmos urdhrin: Të dënuarit ndalohen të japin mësim
Foto: Skandali me mësuesin në Berat, Kushi firmos urdhrin: Të dënuarit ndalohen të japin mësim

Duke u nisur nga skandali në Berat ku një mësues ishte rikthyer në detyrë edhe pse disa vite më parë ka qenë i dënuar për pedofili dhe ngacmim seksual, ministrja e Arsimit Evis Kushi ka firmosur një urdhër që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve.

Duke marrë shkas nga rasti i fundit i punësimit në Berat të një mësuesi që shkaktoi zemërim të lartë publik, sot  firmosa menjëherë ndryshimin e udhëzimit që ndalon aplikimin dhe konkurrimin për të punuar si mësues të personave të dënuar, për të cilët gjykata ka marrë vendim të formës së prerë, për kryerjen e një vepre penale kundrejt të miturve apo për kryerjen e një vepre penale që lidhet me institucionet arsimore.

Ky vendim shmang rrezikun që mund t’i vijë nxënësve tanë nga  persona që nuk garantojnë integritet të lartë moral dhe ligjor.  Angazhohemi që të vijojmë me një punë akoma më intensive për të ndërmarrë iniciativa të tjera ligjore që garantojnë më shumë mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve tanë” shkruan ministrja.