Veliaj paragjykohet: Kopshtit nr.33 në Tiranë i vendoset emri i sulltaneshës

Në fillim memoriali për viktimat e grushtit të dështuar të shtetit kundër Erdogan në kodrat e liqenit, e tani emri i gruas së sulltanit në kopshtin nr.33 në Tiranë.

“ Princeshë Hurye”, quhet kopshti më i ri në Tiranë, dhe kjo duket se ka ngjallur shumë polemika, pikërisht për shkak të emrit, shkruar në turqisht.

Avokati Altin Goxhaj, e ka publikuar  këtë skandal të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku shkruan:

“Entela Bineri denoncon nje absurd te ri te lepirjes se Veliajt ndaj turqve pas memorialit te Erdoganit dhe grushtit te shtetit te Liqeni! Behet fjale per nje kopesht (cerdhe) publike nr 33 (prane Kompleksit Dinamo) qe Veliaj i ka vene emrin “PRINCESHA HURIYE” (dhe e shkruar sic e thone turqit dhe jo shqiptaret “Hyrije”) e marre pa dyshim nga telenovelat turke! Entela pyet: “Në ç’krijim letrar shqiptar apo në ç’periudhë të historisë shqiptare e gjej princeshën në fjalë???” Ne fakt per kete duhet te protestonin prinderit po nejse, tani na lind nje pyetje e re dhe shume logjike, po kopshtet dhe shkollat me emrat e sulltaneve dhe komandanteve turq qe u perleshen me Skenderbeun apo qe kryen masakra ne trojet arberore kur do i vendosin?

Propaganda Neotomaniste ka fillu qysh ne cerdhe dhe kopshte njesoj sic bente komunizmi me dashurine per Enverin dhe Partine! Ky eshte nje skandal i ri qe nuk duhet toleruar pavaresisht se neser do plase nje tjeter e pasneser nje me i madh dhe kshu harrojme skandalin e djeshem e le me ate te perdjeshem..”/ apel.media