Skandali i pagave/ Evazioni me Tatimin mbi të Ardhurat Personale: 150 milionë dollarë në vit

Njerzit që kanë parë të dhënat e pagave të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve, janë çuditur me disa rroga jashtëzakonisht të larta të disa personazheve të njohur. Por jo pak janë çuditur edhe me rrog...
Skandali i pagave/ Evazioni me Tatimin mbi të Ardhurat Personale: 150 milionë dollarë në vit
Foto: Skandali i pagave/ Evazioni me Tatimin mbi të Ardhurat Personale: 150 milionë dollarë në vit

Njerzit që kanë parë të dhënat e pagave të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve, janë çuditur me disa rroga jashtëzakonisht të larta të disa personazheve të njohur. Por jo pak janë çuditur edhe me rrogat “e ulta” të raportuara në Drejtorinë e Tatimeve, për persona që dihet se nuk shpërblehen në fakt me rrogë minimimale apo diçka mbi të…
Është e pamndur të analizohen një për një rrogat “e ulta” të raportuara, por një analizë makro mund të bëhet me të dhënat publike të Ministrisë së Financave dhe të INSTAT-it.

Kështu sipas Ministrisë së Financave, përmes Tatimit mbi të Ardhurat Personale ishin grumbulluar në Thesar deri më 1 dhjetor rreth 340 milionë dollarë (konvertimi zyrtar 1 dollar=106.5 lekë), dhe pritet të mblidhen deri në fund të vitit 385 milionë dollarë. Kjo shumë është baraz me 2.5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Nga ana tjetër, fqinjët tanë malazezë grumbullojnë përmes Tatimit mbi të Ardhurat Personale një shumë të barabartë me 3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto që realizohet në Malin e Zi. Dhe Mali i Zi aplikon tarifa më të ulta të Tatimit mbi të Ardhurat Personale: 9% për pagat deri 766 euro, 11% për pagat mbi 766 euro, dhe 5% për të ardhurat nga interesat bankare të jorezidentëve.

Sikur ne të grumbullonim në Thesar të paktën sa malazezët (3.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto tonë), buxheti i shtetit shqipëtar do të kishte 150 milionë dollarë më shumë në fund të vitit. Ndoshta për të shpërndarë më shumë shpërblime të fundit të vitit për pensionistët dhe punonjësit që i kanë vërtet pagat e ulta…