Skandali duke thithur kokainë: Lefter Alla vjen me urgjencë drejt Tiranës, në orën 17:00 do deklarojë pranë SPAK

Prokuroria e Posaçme ditën e sotme ka nisur hetimet për kryebashiakun e Bulqizës, Lefter Alla pasi u publikua videoja ku ky i fundit shihej duke konsumuar lëndë narkotike në një lokal.

Mësohet se kryebashkiaku i cili është nisur drejt Tiranës ditën e sotme, në orën 17:00 do të paraqitet pranë SPAK ku do të japë shpjegime lidhur me videon e bujshme që po qarkullon gjithandej.

Kryebashkiaku reagoi ditën e sotme me urgjençë përmes një statusi në ‘facebook’ dhe njoftoi se do të niset drejt Tiranës dhe do të depozitojë një padi në ngarkim të deputetit Ervin Salianji./apel.media