SKANDAL/Burri rreh gruan në mes të Tiranës: “Largohu ose do hash dru”

Një rast dhune është shënuar sot në qendër të Tiranës, ku një burrë ka goditur gruan në sy të qytetarëve.

Një rast i tillë dhune është denoncuar nga një qytetar, ku sipas tij çifti i bashkëshortëve po debatonin në fillim me fjalë, por më pas situata ka kaluar në ekstremitet.

Qytetari tregon se gruaja i kërkonte sqarime burrit të saj lidhur me një çështje, por ai nuk pranonte të fliste dhe e kërcënonte të largoheshe pasi do “hante dru”.

Pas pak minutash debat, gruaja është larguar, por burri  e ka ndjekur mbrapa duke e goditur.

E gjendur në këtë situatë aspak të mirë  gruaja është përpjekur që të vetëmbrohet./apel.media