SKANDAL në Vlorë/ Plehrat hedhur kuturu në plazhet publike

Një nga aktivistët e shoqërisë civile, i cili njihet si promovues i turizmit në vend, i maleve dhe fushave apo natyrës duke shoqëruar turistë të huaj në cdo cep të vendit, ka shkruar një status rrënqethës në rrjetin social FB,  ku denoncon mbeturinat në plazhin publik të qytetit bregdetar të Vlorës, aty ku lahen njerëzit . Fotot e postuara prej tij nuk kanë nevojë për shumë koment pasi ato dëshmojnë realitetin e një neglizhence të madhe për higjenën e qytetit dhe lënien pas dore të mbarëvajties së sezonit turistik.

Apel.Media jo rrallë here ka mbajtur qendrim ndaj abuzuesve me mjedisin apo papergjegjshmerise se instancave shteterore qe me heshjen e tyre behen pale ne kete katrahure qe eshte shendet i perbashket apo ekonomi e perbashket./Apel.Media

Gepostet von Al-Ben Guide Kola am Samstag, 1. August 2020