SKANDAL: Kosova paraqitet si pjesë e Serbisë në hartën e Agjensisë Shtetërore të Shqipërisë

Agjensia Shtetërore për Investime në Shqipëri ka postuar një hartë të Evropës. Ajo çfarë duket e dyshimtë është fakti se aty mungon shteti i Kosovës.

Nuk është hera e parë që ndodh kjo në Republikën e Shqipërisë. Para disa muajve në librat e shkollës fillore kishte ndodhur i njëjti gabim. Ministrja e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini, kërkoi falje për këtë gabim.

Gjithashtu të njëjtin gabim kishte bërë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në një hartë të cilën e kishte postuar në faqen e tij në Facebook mungonte shteti i Kosovës, dhe shfaqej si pjesë e Serbisë./apel.media