SKANDAL/ Harta në librat e shkollës, promovon thirrjen Serbomadhe “ Kosova është Serbi”

Një rast i paprecedent,  që lidhet me përmbajtjen e librit të Qytetarisë është bërë publik nga një qytetar, i cili ka denoncuar rastin në redaksinë e JOQ Albania.

Ky qytetar ka parë se si në librin e Qytetarisë, së klasës së tetë të shkollave 9- vjeçare në vendin tonë, në paraqitjen e një harte të Europës, Kosova  shfaqet  si pjesë e Serbisë, ndërkohë që është shtet i pavarur prej 17 Shkurtit të vitit 2008.

 

Mësohet se libri është përhapur gati në të gjitha shkollat e vendit dhe me sa duket nuk ka tërhequr aspak vëmendjen kjo përmbajtje e çuditshme dhe anti-shqiptare gjatë përzgjedhjes së tij.

Është e rëndësishme të thekosojmë se në situatën e tanishme, duke marrë parasysh dhe afrimin  e kryeministrit Rama me homologun e tij serb, një gabim i tillë në librat shkollorë nuk ka pamjen e një lapsusi aspak dashakeq.

Kjo duke marrë parasysh dhe një video të shpërndarë nga vetë Rama ku shihej se si Kosova ishte pjesë e Serbisë. Ky material filmik u fshi nga kryeministri, por kjo ndodhi pasi atij iu desh të përballet me akuzat dhe me zhgënjimin e shqiptarëve./ apel.media